“Duararta” e çantave të dorës, Malvina Nikolli ndjek studimet në Shkodër, por i përkushtohet edhe punës me dorë
Panairi i organizuar nga Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë në Shkodër, ishte i pari për këtë vit në qytetin më të madh verior të vendit. Ai ishte një mundësi e mirë edhe për promovimin e artizanëve të rinj. Një prej tyre është Malvina Nikolli nga Mirdita.
Ajo ndjek, jo vetëm studimet në Shkodër, por edhe pasionin për punimin e çantave të dorës.
Pasionin duket se e ka trashëguar nga familja.
Nuk ka një dyqan fizik, por ajo po fokusohet në shitjen online të punimeve të saj.
Pjesëmarrjen në panair e shikon si një mundësi të mirë për punën e saj.
Në panairin e fundit të zhvilluar në Shkodër, ishin pjesë e tij artizanë, jo vetëm nga Shkodra ,por edhe qytete të ndryshme nga gjitha hapësirat shqiptare duke i dhënë larmi organizimit të tij.