Duhanpirja në ambiente publike, specialisti : Ligji nuk bëhet me fushata
Ligji për kontrollin e duhanit në hapësirat publike nuk po respektohet sa duhet. Në shumicën e ambienteve publike, sikurse në të gjithë vendin edhe në Shkodër, zbatimi i këtij ligji lë shumë për të dëshiruar. Ish-kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Shkodër Zamir Llazani thotë se, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, lokalet dhe qytetarët e respektuan në masë. Me kalimin e kohës sipas tij, kur panë se kontrollet bëhen me fushata, atëherë filloi në masë më të madhe konsumimi i duhanit nëpër ambiente publike.
Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ka hyrë në fuqi në 26 maj të vitit 2007. Për vënien në zbatim të këtij ligji u ngrit edhe Task forca, e cila me aksione të herëpashershme, kontrrollonte subjektet duke vendosur gjoba në rastet kur konstatonin se pihej duhan në bare apo restorante. Por më kalimin e viteve ky ligj nisi të mos funksionojë.