Duhej të paraqitej në SPAK, Berisha: Po shkelet Kushtetuta, nuk pranoj sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës

a3b61af79032406aa560069fba22a311

a3b61af79032406aa560069fba22a311

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar të paraqitet në SPAK këtë të hënë (6 nëntor) për masën e vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”. Në një prononcim për media, ish-kryeministri ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrsesi sanksionet antikushtetuese të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas ish-kryeministrit, vendimi duhet të shkojë në Parlament, dhe arsyeja përse nuk dërgohet, sikurse thekson ai, lidhet me faktin se është vendim antikushtetues.

Së pari, përveç medieve, nuk kam asnjë njoftim! Së dyti, jam i gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’u përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij. Çdo qytetar duhet ta dijë, se unë sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime. Nuk kam refuzuar kurrë.

Por unë, jo në mbrojtje time, por në mbrojtje të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh, që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal, ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkelë Kushtetutën.

Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjino se çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë.

Dhe Edi Rama kërkon të vendosë gjer në fund pushtetin e tij personal. Unë u them demokratëve dhe qytetarëve se ne qëndrimet e mia nuk ka asnjë gjë personale, përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre, duke mbrojtur Kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta.

E kam thënë dhe e them, në vitin 2012 unë dërgova ligjin për t’i hequr çdo lloj mbrojtje deputetit. Edi Rama refuzoi në mënyrë kategorike këtë ligj, por u kalua e drejta e hetimit. Unë që nesër jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam dërguar në vitin 2012. Por përderisa Kushtetuta është në fuqi, nuk ka bandit në Shqipëri sa në botë që të më imponojë mua të shkel Kushtetutën”, tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani’, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave.

Çfarë parashikon ligji nëse Berisha nuk paraqitet në SPAK?

Neni 231 i Kodit të Procedurës Penale

 Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes.

Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.