Duhen më shumë fonde për bujqësinë -Ekspertët: Duhet investime në teknologji dhe impute
Bujqësia është një sektor me ndikim rreth 20 përqind në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por që akoma trashëgon probleme të vjetra, të cilat bëjnë që të ketë produktivitet të ulët.
Sipas ekspertit, Ilir Pilku duhen më shumë grante e fonde për këtë sektor në mënyrë që ato të përdoren, por zhvillimin teknologjik për ta bërë bujqësinë në konkurueshme.
Për ekspertin grek, Dionysis Papachristodoulopoulos duhet më shumë investime sa i për makinerive të teknologjisë së fundit në bujqësi.
“Fermerët shqiptarë duhet të bëjnë zgjedhje të zgjuara të cilat rrisin prodhimin e tyre dhe cilësinë dhe kjo bëhet vetëm përmes investimeve për rritjen në teknologjinë më të fundit si dhe përdorimin e imputeve të duhura”, tha eksperti grek.
Bujqësia në vendin tonë po vuan edhe nga mungesa e fuqisë punëtore sipas Pilkut.
Për ekspertet buxheti për bujqësisë duhet të jetë 3 herë më shumë nga ai që u parashikua në buxhetin e vitit 2024.