Categories: LajmePolitikë

“Duhet model i ri politik”, Kadilli: Berisha është i dëmshmi i opozitës, Basha i padobishmi. Po hapen parti të reja si të jenë kioska

“Për të rrëzua sistemin politik dhe këtë mazhorancë duhet që të vijë një alternativë e re, ku partia është e qytetarit dhe jo e kryetarit”, kështu u shpreh demokrati Fatbardh Kadilli në një analizë të bërë për zhvillimet politike brenda opozitës.

Në një intervistë për RTSH24, ish kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli akuzoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashë si “kryetarokrat” që personalizuan PD dhe nuk lejuan sjelljen e një alternative dhe modeli të ri politik që do të mposhte mazhorancën që drejton vendin për 3 mandatesh.

Për Kadillin, Berisha është i dëmshmi i opozitës, ndërsa Basha i padobishmi dhe se ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen nga PD, por sipas tij ata nuk e bëjnë pasi u shijon “torta e pushtetit”.

“Të gjithë thonë se PD është e hapur për mendimin ndryshe dhe e thonë ata persona që nuk kanë mendime fare jo më ndryshe. Berisha e thotë se duhet ta thotë. Ai inicioi Rithemelimin çfarë solli të re? Për mua asgjë politike as një model të ri politik ku ajo që thotë me zë Berisha të jete dhe fakt politik. Berisha është modeli kryesor I kryetarokratit, e ka personalizuar këtë parti që nga 1992 dhe Basha ishte një imtimi keq I Berishës. Kam besuar qe Rithemelimi ishte një mundësi, por është mundësi e djegur nëse humbësin Basha të 2017 -2021 e zëvendësojmë me humbësin Berisha të 2013.  Nuk është çështja non grata që më ndan nga Berisha por modeli politik që u ndëshkua në 2013 kur ai ishte kryeministër dhe nuk mund të pretendonte që ja vodhën votat. Si mendon që pas kaq vitesh do bëhen pishman shqiptarët që të larguan? Jo nuk bëhen se kishin një motiv dhe ai ishte modeli politik. Qëllimi është të prodhojë një alternativë për qytetarët dhe nëse dështon duhet të marrin përgjegjësitë, nuk mund të vijmë me unë dështoj dhe unë rri prapë se më shijon pushteti. Politika nuk është për individin por për qytetarin. Në politikën e opozitës, Berisha është i dëmshmi dhe Basha i padobishmi”, tha Kadilli.

Berisha dhe Basha nuk janë një alternativë e re dhe një model politik që pëlqehet nga qytetarët tha Kadilli, ndërsa shtoi se kjo shihet në humbjen e zgjedhjeve në 2013 apo 2017-2021, ku janë refuzuar me votë.

“Duhet  të jesh alternativa e re dhe Berisha, Meta e Basha nuk janë të rinj. Sipas sondazheve në 2 vitet e fundit refuzimi i Berishës është 70 % , i Bashës 80 % dhe Metës 88 %. Ai që të refuzon nuk të voton dhe ato mbajnë peng opozitën.  Nuk ka individë që do na shpëtoj, por vetëm alternativa. Duhet të vij diçka e re dhe nuk mund të vazhdojë e njëjta mënyrë vetëm për egon e një personi’, u shpreh Kadilli.

I pyetur nëse duhet të bashkohet opozita në një front të vetëm në zgjedhjet e 2025, Kadilli ironizoi duke thënë se krijimi i partive të vogla pa model por thjeshtë me emrin e një individi është “prova ulëritëse” pse nuk largojnë dot këtë mazhorancë.

“Shembulli i këtyre partive të reja është prova më ulëritëse pse nuk po çajmë dot sistemin sot, të gjithë ata që e mendojnë vetëm politikanë, me politikën i lidh vetëm dëshira për famë. Si ka mundësi që secili prej tyre shkon dhe bën parti vetë si të hapi një kioskë?”, tha ai

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

2 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

2 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

2 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

2 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

2 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

2 hours ago

This website uses cookies.