Categories: LajmeSportFutboll

Duka flet për median italiane: Itali-Shqipëri? Fitojmë me rezultatin 1-0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për median italiane TvPlay, ku ka folur për kualifikimin e ekipit Kombëtar në finalet e Euro 2024, skuadrën kuqezi, teksa është ndalur edhe te dy nga futbollistët e Kombëtares, Nedim Bajram dhe Armando Broja.

Ndër të tjera, Presidenti Duka ka komentuar edhe përballjen e veçantë me Italinë dhe shpreson që Shqipëria dhe axurrët do të kalojnë së bashku në fazën e 1/16-ve.

EURO 2024” – Për ne është krenari të jemi në EURO 2024 për këtë event madhor. Do të përballemi me tre ekipe shumë të forta si Italia, Kroacia dhe Spanja. Edhe ne jemi një skuadër e mirë, sepse kemi bërë një rrugëtim të bukur përgjatë kualifikueseve. Objektivi ynë? – Do jemi të lumtur nëse do të kualifikohemi në fazën e 1/16-ve.

Në 2015 jemi përballur me Italinë në një miqësore në Xhenova dhe tifozët tanë kanë kënduar himnin shqiptar dhe atë italian. Kemi shumë respekt për Italinë. Shpresojmë që të kalojmë si ne edhe Italia në fazën e 1/16-ve.

Forca jonë është kolektivi –  Cili është “ylli i ekipit”? – Në fakt forca jonë është kolektivi, sepse e gjithë skuadra është e bashkuar, të gjithë bashkë për qëllimet tona.

Bajrami? – Sigurisht që është një lojtar i mirë, me cilësi të shkëlqyera teknike. Por ne i llogarisim të gjithë, sepse futbolli është një sport kolektiv. A po e sponsorizoj Brojën te Milan? – Nëse ai bëhet pjesë e Serisë A do të isha i lumtur, por në këto momente, askush nuk po mendon për merkaton.

Një parashikim për ndeshjen Itali – Shqipëri?-  Fitojmë ne me rezultatin 1-0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve. E ardhmja e Silvinjos? – Me siguri, pas Europianit do të jetë sërish me ne.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

46 seconds ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

2 minutes ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 minutes ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 minutes ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

8 minutes ago

Vllaznia eliminon Elbasanin falë penalltive

Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas gjuajtjeve të…

10 minutes ago

This website uses cookies.