Duka: Nuk jam shumë i kënaqur me shortin, ky ishte grupi që nuk doja

Armand Duka ka komentuar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar shortin e kombëtares në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria është pjesë e Grupit K dhe do të ketë kundërshtarë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

“Nuk jam shumë i kënaqur me shortin, pasi goglat mund të na kishin rezervuar një fat më të mirë. Realisht ky ishte grupi që nuk doja. Anglinë nuk e doja, sepse është një kundërshtar shumë i vështirë. Serbia është një kundërshtar me problemet e veta. Nuk kemi eksperienca pozitive në përballjet me ta. Uroj që kësaj radhe të jetë ndryshe dhe të mendojmë vetëm për sportin.

Nuk ishte një short i mirë, por duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjet. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luftojmë për një biletë në Botëror. Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë mes të tjerash presidenti i federatës shqiptare të futbollit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.