Categories: LajmeSportFutboll

Duka pas rinovimit të Silvinjos: Duam kualifikimin në Kupën e Botës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk ka vonuar të reagojë pas njoftimit të rinovimit të trajnerit Silvinjo dhe ndihmësve të tij. “Projekti i nisur nuk mund të ndalej”, ka theksuar ndër të tjera Duka në një postim në rrjetet sociale. “Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës”.

Postimi i plotë:

Projekti i nisur me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.

Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025.

Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Besimi se mund t’ia dalim është prezent dhe stafi teknik, futbollistët dhe e gjithë Federata do të punojnë për të arritur këtë qëllim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

10 minutes ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

This website uses cookies.