Duka per shortin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas përfundimit të shortit të Euro 2024, ka dhënë një prononcim për fshf.org. Kreu i futbollit shqiptar tha se skuadra kuqezi do të përgatitet sa më mirë për të dhënë maksimumin në finalet e “Gjermani 2024”.
“Shorti ishte si të gjithë shortet e tjera, e kam pritur me qetësi. Nuk kam patur asnjë lloj ngarkese emocionale se kush do të na bjerë në grup sepse janë të gjitha skuadra të forta dhe për t’u respektuar, jo për t’u patur frikë”.
“Skuadrat që ne kemi si kundërshtarë në Grupin B janë skuadra me histori, me trofe, Italia kampione e Europës në fuqi apo Spanja skuadër me shumë trofe, Kroacia finaliste e Kupës së Botës, pra skuadra me histori”.
“Por edhe ne jemi kualifikuar në këtë Europian pikërisht për të sfiduar skuadrat që kanë histori, se kush do të jetë më i fortë në fushën e lojës këtë do ta tregojë fusha në Dortmund, Hamburg dhe në Dusseldorf”.
“Shumë i bukur, vërtetë isha shumë i kënaqur në një aktivitet të organizuar shumë mirë në nivelin më të lartë profesional nga administrata e UEFA-s. Jam akoma më i kënaqur kur shihja flamurin dhe Shqipërinë si pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm”.
“Duhet t’i falenderoj ato që na kanë bërë pjesë të këtij eventi, që na bënë të përjetojmë emocione të tilla, në evente të tilla, futbollistët dhe stafin e ekipit Kombëtar por edhe mediat, tifozët që kanë mbështetur ekipin dhe të gjithë opinionin shqiptar, sepse të gjithë bashkë kemi bërë të mundur që të jemi pjesë e këtij turneu final”.
“Tani të përgatisim sa më mirë këtë turne dhe të mundohemi të bëjmë më të mirën sepse dy skuadrat e para të grupit do të kualifikohen më tej dhe katër ekipet më të mira nga vendi i tretë në grupe, pra mundësitë janë, në qoftë se bën një rezultat pozitiv i ke të gjitha mundësitë për të kaluar në 1/16 –tat e finaleve”.
“Do të bëjmë më të mirën, siç thashë janë skuadra për t’u respektuar ne do të luajmë kundër tyre dhe faktikisht edhe nëse do t’i quajmë të forta, i fortë bëhesh kur fiton me të fortit”- përfundoi pronocimin e tij për fshf.org Presidenti Duka.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.