Duka: Tani nis pjesa më e bukur, shkojmë me moralin lart drejt Euro 2024
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me anë të një postimi në Facebook, shkruan se është shumë i kënaqur nga sukseset e kombëtares në miqësoret e fundit dhe se Shqipëria është gati për të bërë më të mirën në Euro 2024, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës.
“Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Është një histori tjetër në Evropian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës.
Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!”, shkruan presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.