“Dukagjini” feston 21-vjetorin, Shoqata Atdhetare ka kontribuar në promovimin e vlerave të kësaj treve

Në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” të Famullisë “Zoja e Shkodrës”, Shoqata Atdhetare “Dukagjini” festoi 21-vjetorin e krijimit të saj. Me një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe resurseve natyrore të kësaj treve të pasur të vendit.
Një aktivitet i pasur kulturor dhe artistik shoqëroi këtë organizim të kësaj dite, si dhe u nderuan me vlerësime dhe çertifikata “Mirënjohje” disa nga nxënësit dhe gjimnazistët më të dalluar së bashku me mësuesit e përkushtuar me origjinë nga kjo krahinë.