Dule: Aktet nënligjore t’i jain zgjidhje pakicave kombëtare, Komiteti Këshillimor me mision të kundërt

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në një deklaratë për media ka deklaruar se ka mungesa të cilat pengojnë implementimin e ligjit për pakicat kombëtare.

Dule u shpreh se janë konstatuar mangësi të theksuara në mënyrën e funksionimit të Komitetit për pakicat kombëtare.

Dua të sjell në vëmendje disa aspekte që për gjykimin tonë janë të një rëndësie të veçantë.

Legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare

Konstatohen mungesa të theksuara që bëjnë të vështirë implementimin e ligjit për të drejtat e pjesëtarëve të pakica kombëtare

Ndërkohë që ligji u miratua në 2017 dhe premtimi ishte që deri në maj të 2018 do ishin miratuar aktet nënligjore, ende qeveria nuk ka miratuar disa prej tyre të një rëndësie specifike. Si ajo e të  drejtës së vetë identifikimit apo ajo e përdorimit të gjuhëve të minoriteteve.

Në lidhje me të drejtën e vetë identifikimit, Komiteti Këshillimor sjell në vëmendje se akti nënligjor s’duhet të mbështetet në argumente që janë përfshirë në debatin publik në Shqipëri, si kriteret objektive. Sepse këto nuk janë sipas Komitetit Këshillimor parime të konventës kuadër. Por e drejta e vetë identifikimit duhet të mbështetet te zgjedhja subjektive e individit.

Në lidhje me përdorimin e gjuhës së pakicave kombëtare: komiteti vëren se duhet që me aktet nënligjor tu jepet zgjidhje pengesave që krijohen nga 20% i kërkuar nga ligji. Duhet përshtatur në njësi më të vogla ose duhet ulur me qëllim që të mos bëhet pengesë që të drejtat që burojnë nga Konventa të jenë të respektueshme për të gjithë pjesëtarët e pakicave që jetojnë në vendin tonë.

Institucionet kompetente për monitorimin dhe garantimin e respektimit të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare: siç e dini kemi Komitetin Shtetëror për mbrojtjen e komiteteve.

Ky vlerësimi ynë evidentohet dhe në raportin e Komitetit Këshillimor. Ky Komitet funksionon si përfaqësues i qeverisë në radhët e minoriteteve sesa si përfaqësi e minoriteteve pranë qeverisë. Me mision të kundërt nga ai që është i destinuar nga ligji”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së teksa foli mbi CENS 2023, u shpreh se nuk janë respektuar dhe zbatuar 3 aspekte themelore. Sipas tij, nuk ka ndodhur rekrutimi i regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe trajnimin e tyre; nuk ka patur asnjë bashkëpunim pavarësisht asociacioneve përfaqësuese të pakicave kombëtare nga ana e INSTAT.

Konstatojmë mangësi me mënyrën e funksionimit që ky komitet t’i përgjigjet misionit të tij.

Në këtë raport përmenden çështje si ajo e regjistrimi të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave CENS 2023. 3 ASPEKTE THEMELORE:

-Rekrutimi i regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe trajnimin e tyre. Kjo gjë, nuk ka ndodhur.

-Ndërgjegjësimi i pjesëtarëve të pakicave kombëtare për rëndësinë e CENS-it dhe pjesëmarrjen në të. Nuk ka pasur asnjë bashkëpunim pavarësisht asociacioneve përfaqësuese të pakicave kombëtare nga ana e INSTAT. Çdo vërejtje e tyre është anashkaluar.

Krijimi i besimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në procesin e regjistrimit. Kjo s’ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda themelore që cenojnë integritetin e CENS 2023 dhe e orientojnë drejt dështimit të plotë”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

13 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

14 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

14 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

14 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

14 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

14 hours ago

This website uses cookies.