Dumani hedh poshtë akuzat e Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani reagoi sot lidhur me akuzat e ish-presidentit dhe kreut aktual të Partisë së  Lirisë Ilir Meta se është takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediet shqiptare”, tha Dumani në një reagim për mediet shqiptare.

I ftuar të hënën në një intervistë televizive, zoti Meta tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së kryeministrit Edi Rama dhe se Dumani nisi hetimet ndaj tij pas takimit me McGonigal.

Charles McGonigal, është një ish-zyrtar i FBI i arrestuar për lidhje me rusët dhe marrje ryshfeti. Ish-kreu i kundërzbulimit në FBI ka udhëtuar në Shqipëri dhe ka marrë para nga një ish-zyrtar shqiptar. McGonigal, është deklaruar vitin e kaluar fajtor në gjykatën federale të Uashingtonit, duke pranuar se ka fshehur pagesa sekrete të bëra në drejtim të tij nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar. Ai ka pranuar se ka falsifikuar të dhënat dhe ka bërë deklarata të rreme në lidhje me 225,000 dollarët që mori nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare, gjatë kohës që punonte për FBI-në.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.