Dumani: Një numër i madh prokurorësh e gjyqtarësh në ndjekje penale; Aplikim i ligjit anti-mafia tek të shkarkuarit

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani gjatë një konference të përbashkët me Shoqërinë Civile, mbi arritjet, sfidat e procesit të vetingut, dhe lufta kundër korrupsionit, tha se një numër i madh subjektesh, gjyqtarë e prokurorë, janë marrë në ndjekje penale nga SPAK.

“Sot që flasim SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë, Prokurorë të përgjithshëm, prokurorë të Shkallës së Parë, oficerë të policisë gjyqësore. Kemi një numër të madh subjektesh për të cilët kemi ushtruar ndjekjen penale për korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Do ta bëjmë sa herë të kemi indicie apo të dhëna.”- tha Dumani.

Dumani theksoi se shqetësim nuk janë më prokurorët e gjyqtarët shkarkuar, por ato që janë aktualisht në sistem.

“Shqetësimi më i madh nuk janë subjekte e shkarkuara, por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të shtrojën profesionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kudo që janë. Aktualisht janë në sistem dhe ka premise që mund të kryejnë akte korruptive”- tha Dumani.

Kreu i SPAK, bëri me dije se ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjekte të shkarkuara nga detyra, ndërsa theksoi se shpesh herë materialet në procesin administrativ të vetingut janë përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Me mbylljen e procesit të vetingut, Dumani bëri të ditur se në fund të muajit dhjetor drejtuesi i SPAK do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.

“Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në KPA. SPAK ka patur raste kur ka aplikuar ligjin anti-mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurore). Materialet në procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu.

Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje qe i kemi ne hetim dhe jemi te kujdesshëm duke bere filtrime te vendimeve te vetingut”, – tha Dumani.

Drejtuesi i SPAK, Dumani shprehu gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, si një mënyrë edhe për përmirësimin e performancës së hetimeve të SPAK.

“SPAK bashkëpunon me shoqërinë civile dhe kam deklaruar se shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë dhe të kërkojnë informacion nga SPAK për tematika të caktuara. Jemi të vetëdijshëm si tematikat të caktuara analizohen nga shoqëria civile mund të shërbejnë për SPAK në përmirësimin e  performancës për këtë tematikë që është analizuar. Shpresoj që në të ardhmen të forcohet edhe më shumë ky bashkëpunim”, tha Dumani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.