Dumani: Problem, rënia e kallëzimeve nga institucionet publike. Shqetësim për SPAK edhe ngarkesa e madhe

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani teksa renditi rezultatet e punës së bërë nga ky institucion përgjatë vitit 2023, u ndal jo pak edhe te vështirësitë me të cilat ata po përballen.

Në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Dumani tha se një problematikë e adresuar nga SPAK është edhe rënia e kallëzimeve nga institucionet publike. Sipas Dumanit, në krahasim me vitin 2022, në vitin 2023 ka një rënie me 40% të referimeve nga institucionet publike, përjashtuar Policinë e Shtetit.

Një problematikë që ne kemi adresua është edhe rënia e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar  edhe në Kuvend dhe KLP evidentohet një rënie me 40% krahasuar me vitin 2022, këtu përjashtuar Policinë e Shtetit që ka ruajtur një rend të njëjtë, institucionet e tjera kanë rënie të referimeve apo kallëzimeve”, theksoi ai.

Dumani tha se shqetësim për SPAK përbën edhe ngarkesa e madhe dhe veçanërisht dosjet e mëdha. Për pasojë, Dumani tha se po përgatitet një strategji e veçantë për uljen e çështjeve të mbartura.

“Shqetësuese për SPAK përbën ngarkesa e madhe dhe sidomos dosjet e mëdha. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë në këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projekte të asistencës të caktojnë një ekspert për përgatitjen e një strategjie për uljen e çështjeve të mbartura”, u shpreh Dumani.

Po ashtu, kreu i SPAK bëri me dije se po vlerësohet edhe shtimi i numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një “domosdoshmëri” që, sipas Dumani vjet pikërisht nga ngarkesa e madhe.

Ne po vlerësojmë edhe shtimin e hetuesve të BKH dhe kjo duke marrë në konsideratë sepse tashmë mbi 75% e hetimeve të procedimeve tona kryhen e prej hetuesve të BKH dhe shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm nga ngarkesa e madhe, por edhe zgjerimi i bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja që kërkon më shumë angazhim”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.