Dumani takim me zyrtarin e lartë amerikan. Obrajan: Reforma në drejtësi, thelbësore për integrimin
Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Obrajan dhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Obrajan ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me reformën në drejtësi, që sipas tij, është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“I kënaqur që u takova me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar
SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ai.