Categories: LajmePolitikë

Dumani: Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë e lodhshme, por jo e pamundur

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të enjte (25 janar) një takim me studentë në Universitetin e Shkodrës, nga ku ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën. Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë, sipas kreut të SPAK, është e lodhshme, por jo e pamundur.

Ai shtoi më tej se, për të folur për suksese do duhet të pritet vendimi i gjykatave për subjektet e nivelit të lartë.

“SPAK në dhjetor bëri 4 vjet nga krijimi. Ai është bërë funksional vetëm vitin e kaluar pasi u plotësua organika. I kushtojmë rëndësi kryesore integritetit. Duhet të kesh vlera profesionale dhe integritet në detyrat e mëparshme. I nënshtrohemi vettingut, heqim dorë nga privatësia, kemi dorëzuar e-mail, nr tel, e çdo gjë tjetër. Ndërsa drejtuesit e BKH i nënshtrohen edhe testit të poligrafit.

Mirë ka bërë ligjvënësi që ka vënë këto kritere. Jemi përpjekur të vendosim njerez me integritet. Koha do ta tregojë pasi jo çdo gjë shkon vaj. Kemi dhënë shenja se jemi në gjendje të përballemi me grupet kriminale, përtej forcës që kanë dhe lidhjeve edhe me politikën. Jemi përditë në këtë luftë. Kemi dhënë shenja. Për të folur për suksese duhet të presim vendimin e gjykatave, për subjektet e nivelit të lartë.  Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme, por jo e pamundur”, tha Dumani para studentëve, takim ky që vjen në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkti mbi luftën kundër korrupsionit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

1 hour ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

1 hour ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

1 hour ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

1 hour ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

1 hour ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

1 hour ago

This website uses cookies.