“DURANA Tech Park”, Ibrahimaj: Hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lançoi thirrjen e parë për “DURANA Tech Park”, parkun e parë teknologjik në Shqipëri.
Në këtë takim me grupet e interesit, ishte e pranishme ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIC, Elira Kokona dhe zv. ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Endrit Yzeiraj dhe Sokol Duma.
“Prezantimi i “DURANA Tech Park”, teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Në këtë takim proaktiv me grupet e interesit, bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIC, znj. Elira Kokona dhe zv. Ministrat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Yzeiraj dhe z. Duma, përçuam një thirrje drejtuar bizneseve, që ta përdorin këtë instrument në shërbim të nevojave të tyre për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri më të lartë.
Thirrja është e hapur, ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë. Së bashku synojmë të zgjerojmë këtë nismë duke e shtrirë në zona të tjera në vend”, deklaroi Ibrahimaj.
“DURANA Tech Park”, është teknoparku i parë i cili do të jetë një hapësirë për inovacion dhe zhvillim teknologjik në Shqipëri, për kompanitë vendase dhe ndërkombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.