DVKM Shkodër/Kontrolle të befasishme në liqenin e Shkodrës, për goditjen e rasteve të peshkimit të paligjshëm, me mjete të ndaluara.

policia kufitare

policia kufitare

Procedohen penalisht 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Sekuestrohen një mjet lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen, me qëllim parandalimin e rasteve të peshkimit me pajisje me elektricitet, kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasit D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.