DVP Shkodër/ Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Delivery”. Sekuestrohen 35 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

policia shkoder

policia shkoder

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

U kap në flagrancë, teksa transportonte me automjet, 2 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 30-vjeçari.

Në vijim të operacioneve policore, me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues shtetasin N. M.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.