DVP Shkodër/ Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin, ilegalisht.

Transportonin emigrantë nga India, kundrejt pagesave, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është siguruar informacion se 2 shtetas po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin, ilegalisht.

Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. D., 21 vjeç, banues në fshatin Golem dhe A. Gj., 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër, është lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R. D. dhe ku ishte pasagjër shtetasi A. Gj. Në këtë automjet ishin 3 emigrantë nga India, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

5 hours ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

7 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

7 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

7 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

9 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

10 hours ago