DVP Shkodër/ Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar shtetasen S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë kanë shpallur në kërkim shtetasin B. P., 34 vjeç, banues në Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi nuk është gjetur gjatë kontrollit në banesë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë vënë në pranga shtetasin F. T., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në minierën e bakrit në Munellë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar një punëtor, shtetasi S. O., 33 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.