DVP Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. M., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. G., 52 vjeç, banues në Shkodër, G. D., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri dhe N. K., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kapën duke drejtuar përkatësisht motomjetet dhe automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. G. dhe F. M., të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet rezultoi se kanë kryer punime ndërtimi pa leje, në disa objekte për turizëm, në fshatin Bogë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 07:20, në lagjen “Bahçallëk”, në rrugë, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ç., 61 vjeç, banues në Shkodër. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale (arrest kardiak). Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.