DVP Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. M., banues në Berdicë, Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e nergjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
-Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin K. Z., pasi u konstatua duke kryer pa lejen përkatëse, punime ndërtimi në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.