Dy aksidente, ndërpriten punimet, këtë të hënë kanë zbarkuar në terren IKMT, IVMT
Dy aksidentet në punë me dy viktima në Shëngjin ka bërë që të pezullohen punimet në dy subjektet ku kanë ndodhur ngjarjet, duke ju vënë shiritat.
Këtë të hënë kanë zbarkuar në terren IKMT, IVMT, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Policia e Shtetit, të cilët do të kalojnë në sitë të gjitha subjektet për të parë dokumentacionin dhe rregullat e sigurisë në punë.
Sa i përket aksidentit në punë të së shtunës ku humbi jetën 50-vjeçari Preng Gjoni ai është dërguar pa shenja jete në spital nga punëtorë të tjerë dhe janë larguar nga Urgjenca prej frikës, por që janë identifikuar dhe e gjithë ngjarja është dokumentuar dhe po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Dy persona janë arrestuar nga policia në lidhje me kete aksident të ndodhur mesditen e 11 majit 2024 në një objekt në ndërtim në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas bluve, në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga Martin Kovaçi 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit, dhe Eduard Frroku 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.