Dy aksidente në Lezhë, furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga, humb jetën shoferi
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para e kësaj të enjte, në Lezhë.Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, në rrethana e shkaqe që po hetohen nga autoritetet ligjzbatuese. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i furgonit pësoi atak kardiak, ndërsa pasagjerët shpëtuan pa lëndime. Viktima është identifikuar si Ardjan Stafa, nga Tirana, që besohet se humbi ndjenjat dhe ka pësuar infarkt. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se personat e tjerë, të cilët ndodheshin në mjet, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Më herët një tjetër aksident i trefishtë u regjistrua në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit. Siç shihet edhe nga këto pamje tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është krijuar trafik i rënduar.Policia dhe po heton shkaqet i aksidentit.