Dy arrestime, 10 nën hetim dhe 1900 gjoba/”Rrugorja” në Shkodër tregohet “e pakursyer” ndaj drejtuesve të mjeteve
Mbi 1900 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia e Shkodrës gjatë 2 javëve të fundit në kuadër të kontrolleve të shtuara nga policia rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve. Gjithashtu, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 10 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë konkretisht, sa i takon gjobave të vendosura:
•Janë ndëshkuar 965 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë ndëshkuar 34 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 39 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 894 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.