Dy botime të reja për kulturën tradicionale/Don Ndue Ballabani dhe Tonin Çobani prezantuan librat për Kanunin dhe Gjergj Fishtën

dy botime
Dy botime të reja u prezantuan për lexuesit në mjediset e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës”. Autori Don Ndue Ballabani zgjodhi të trajtonte këndvështrime të kanunit përmes librit “Dimensioni kulturor i Kanunit në optikën e studiuesit Tonin Çobani”. Ai kërkon të përcjellë disa mesazhe pozitive përmes librit.Por ky nuk ishte libri i vetëm i autorit Don Ndue Ballabani pasi ai erdhi edhe si bashkëautor në librin tjetër që u prezantua gjatë takimit, “Gjergj Fishta, poeti kombëtar i shqiptarëve” në bashkëpunim me autorin tjetër Tonin Çobani. Fokusi i dy librave ka të bëjë me kulturën tradicionale.Për dy botimet e reja ishin pjesë e panelit shkrimtari Vilson Culaj si dhe botuesi Frano Kullaj. Takimi u moderua nga drejtuesi i Bibliotekës “Zoja e Shkodrës” Gjovalin Çuni. Të pranishmit ndoqën me interes diskutimet rreth dy librave të prezantuar.