Dy botime të reja për Shkodrën – Promovimi i veprave të Nadir Zhabjakut në Bibliotekën Shkencore

dy botime nadir erkoci

Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të qytetit u zhvillua promovimi i dy librave të autorit shkodran, Nadir Erkoçi Zhabjaku.

 Dy veprat e prezantuara për publikun ishin: monografia “Hasan Preza – Ashiku i Kangës Popullore Qytetare Shkodrane” dhe përmbledhja poetike “Panteoni i Lirisë – Triptik poetik”.

Përmes këtyre dy librave, autori përçon dashurinë për kulturën, historinë dhe vlerat qytetare shkodrane, duke e mbajtur gjallë kujtesën kolektive.

Nadir Erkoçi Zhabjaku është një emër i njohur në arsimin e Shkodrës, ku ka shërbyer për dekada si mësues dhe drejtues shkolle.

Ai ka kontribuar gjithashtu në botime për fjalorin e fjalëve të rralla dhe shprehjeve të jetës së përditshme, si dhe është autor i gazetës “Luleborë”, një botim i dedikuar nxënësve të shkollës 9-vjeçare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.