Dy humbje jete në 24 orë, një 61-vjeçar mbytet në Velipojë dhe një turiste franceze në liqenin e Komanit
Një 61-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën në plazhin e Velipojës paraditen e kësaj të diele. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Shtetasi me banim në Krujë ndodhej me pushime bashkë me familjen në Velipojë. Ai dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërsa një shtetase franceze, 39 vjeçe, ndërroi jetë mesditen e së shtunës në liqenin e Komanit, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak. Sipas policisë, 39-vjeçarja, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.Trupi i pajetë i 39- vjeçares u nxjorr nga uji dhe u dergua në morgun e spitalit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.