Categories: LajmeKronikë

Dy humbje jete në 24 orë, një 61-vjeçar mbytet në Velipojë dhe një turiste franceze në liqenin e Komanit

Një 61-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën në plazhin e Velipojës paraditen e kësaj të diele. Sipas policisë,  ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Shtetasi me banim në Krujë ndodhej me pushime bashkë me familjen në Velipojë. Ai dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërsa një shtetase franceze, 39 vjeçe, ndërroi  jetë mesditen  e së shtunës në liqenin e Komanit, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak. Sipas policisë, 39-vjeçarja, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin,  dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.Trupi i pajetë i 39- vjeçares u nxjorr nga uji dhe u dergua në morgun e spitalit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

6 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

6 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.