Dy italianë kapen “mat” në Han të Hotit, fabrikuan 1 mln euro çeqe false dhe do i hidhnin në tregun europian
Dy shtetas italianë u arrestuan në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi në në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonin janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë Roberto Musumeci, 44 vjeç dhe Cristiano Sia, 49 vjeç. Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit në fjalë, në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili informon policia e Shkodrës. Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1700 euro, vulat dhe 2 celularë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.