Muzeu i Fotografisë “Marubi” dhe ai italian “Fondazione Alinari per la Fotografia” çelën ekspozitën me imazhe të rralla fotografike “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët 1863 – 1890”. Ajo shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe shfaq punët e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, Japoninë në veçanti. Ekspozita u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Instituti Italian i Kulturës.Drejtuesi i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni pasi bëri një prezantim të kalendarit vjetor të ekspozitave, theksoi se shumë shpejt “Marubi” pritet të bëjë pjesë në rrjetin e fotografisë së Mesdheut. Ekspozita “Dy italianë në Lindjen e Largët” do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 korrik 2024.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.