Dy javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate, Kamala Harris zhvilloi takime në shtetet kyçe me Liz Cheney, një ish-kongresmene republikane, e cila kritikon ashpër Donald Trump. Në një përpjekje për t’i bindur ata të ndryshojnë parti, Harris u përpoq t’u bënte thirrje votuesve republikanë të zhgënjyer me Trumpin, duke u thënë se nuk janë vetëm. Ajo sulmoi rivalin republikan edhe për politikën e jashtme .
“Ish-presidenti Trump do të bënte që Ukraina t’i dorëzohej Rusisë nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit”, – tha zëvendëspresidentja gjatë një takimi në shtetin e Miçiganit.
“Nëse Donald Trump do të ishte president, Vladimir Putin do të ishte ulur këmbëkryq në Kiev. Fati i demokracisë amerikane është në rrezik në zgjedhjet presidenciale të nëntorit”, tha ajo.
Vetëm dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump ashpërsoi sulmet kundër rivales demokrate.
“Kamala Harris nuk ka dhembshurinë, zgjuarsinë apo forcën për të qenë presidente e Shteteve të Bashkuara”, – tha republikani në një tubim në Karolinën e Veriut. Ndërsa në një takim me të krishterët në atë shtet kyç për zgjedhjet e 5 nëntorit, ai tha se një “dorë e mbinatyrshme” e shpëtoi atë nga atentati i muajit korrik. Trump u kërkoi të krishterëve anembanë Shteteve të Bashkuara që të ngrihen dhe të shpëtojnë vendin e tyre, duke paralajmëruar se rrezikojnë të humbasin lirinë e tyre fetare dhe lirinë e fjalës nëse Kamala Harris zgjidhet presidente.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.