Dy libra në harmoni mes tyre , Qendra e Studimeve Albanologjike prezantoi dy botimet e reja për figurat e shquara historike

Librarive të Shkodrës i janë shtuar edhe dy libra të rinj. Botimet e reja u prezantuan në mjediset e Bibliotekës Shkencore të UNISHK. Dy libra në harmoni me njëri-tjetrin. I pari “Kolë Thaçi, shtetari poet” me autorë akademikët e UNISHK Alfred Çapaliku, Blerta Dragusha, Elidiana Basha, Ermira Alija, Florian Bjanku, Isida Hoxha dhe Yllka Rupa ndërsa i dyti “Odeon” me autor Alfred Çapalikun.

Këto vepra të reja kontribuojnë më tej në njohjen e figurave të shquara të Shkodrës dhe jo vetëm që nga historia e deri në ditët e sotme, shprehen disa nga studiuesit pjesëmarrës në takim.

Një prej figurave të trajtuara gjerësisht në libër, Kolë Thaçi,  ishte një nga kontribuesit e shquar në disa fusha si: arsim, politikë dhe letërsi ndërsa disa kohë më parë universiteti “Luigj Gurakuqi” ka organizuar edhe një konferencë shkencore për këtë personalitet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.