Dy marinarë amerikanë nën akuzë, dyshohet se i dhanë Kinës informacione të ndjes…

Dy marinare amerikane nen akuze dyshohet se i dhane Kines

Dy marinare amerikane nen akuze dyshohet se i dhane Kines

Dy marinarë amerikanë nën akuzë, dyshohet se i dhanë Kinës informacione të ndjeshme ushtarake

Dy oficerë të marinës amerikane u akuzuan të enjten se i kanë ofruar informacione të ndjeshme ushtarake Kinës, përfshirë detaje mbi stërvitjet gjatë kohës së luftës, operacionet detare dhe materialet teknike kritike.

Dy marinarët, të dy me bazë në Kaliforni, u akuzuan për veprime të ngjashme për të siguruar informacione të ndjeshme për kinezët. Por rastet e tyre ishin të ndara dhe nuk ishte e qartë nëse të dy ishin rekrutuar apo paguar nga i njëjti oficer i inteligjencës kineze si pjesë e një skeme më të madhe.

Zyrtarët federalë në një konferencë shtypi në San Diego nuk pranuan të konfirmonin nëse marinarët ishin në dijeni të veprimeve të njëri-tjetrit.
Të dy u deklaruan të pafajshëm në gjykatat federale në San Diego dhe Los Angeles.

Marinarët u urdhëruan të mbahen në paraburgim, deri kur do të zhvillohen seancat më 8 gusht në të njëjtat qytete.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur prej vitesh shqetësimin për kërcënimin e spiunazhit që ata thonë se paraqet qeveria kineze, duke ngritur çështje penale në vitet e fundit kundër operativëve të inteligjencës së Pekinit që kanë vjedhur informacione të ndjeshme qeveritare dhe komerciale, përfshirë edhe hakerimin e paligjshëm.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.