Dy raste të dhunës në familje, policia vë në pranga një shtetas si dhe procedon një tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës njofton se ka vënë në pranga dy shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Këta përsona akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, rastet e dhunës në familje janë një tjetër fenomen shqetësues për Policinë e Shtetit dhe shoqërinë tonë.Uniformat blu kanë arrestuar një shtetas 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori për një tjetër rast të ngjashëm, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 41-vjeçar banues në fshatin Dom të Pukës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan një 36-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.