Dy raste të trafikimit të qënieve njerëzore / Prefektja e Shkodrës Angoni: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë fëmijëve të rrugës

pref angoni
Tetori njihet si muaji i antitrafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë këtij viti në prokurorinë e Shkodrës janë referuar dy raste për trafikim të qënieve njerëzore. Kështu shprehet Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila drejton Komitetin Anti-Trafik.
Ndërkohë prefektja e Qarkut të Shkodrës ,Majlinda Angoni , e ka vënë theksin tek fenomeni i fëmijëve në situatë rruge të identifikuar 65 në numër dhe sipas Angonit këtij target grupi i është kushtuar një vemendje e veçantë, sa i përket integrimit në punë , trajtimit psikologjik etj.
Prefektja Angoni shifrat i bëri të ditura në përmbyllje të aktivitetit sensibilizues me nxënësit e shkollave, të cilët kishin përgatitur një ekspozitë të veçantë me punimet e tyre në pikturë dhe vizitime. Gjatë muajit Tetor në Shkodër janë zhvilluar disa aktivitete në kuadër të sensibilizimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.