Dy shtetas ndalohen nga policia, procedohet edhe një 39- vjeçar për dhunë

Dy shtetas të moshave 61  dhe 47 vjeç  janë arrestuar nga policia.

Policia njofton se, 61 vjeçari, banues në fshatin Grizhë, u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Ndërsa 47- vjeçari, banues në Shkodër,  u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në fshatin Gajtan i Sipërm, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grusht, në fytyrë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.