Categories: LajmeKronikë

Dy të arrestuar në Shkodër, kundërshtim i punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve

Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi një 61- vjeçar banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte  caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

 Sektori për Hetimin e Narkotikëve, i  DVP Shkodër, ndaloi  një shtetas 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 Ndërkohë Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas banues në fshatin Postribë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e tyre tregtare, në Velipojë, rezultoi se aktiviteti ishte i paregjistruar në organet tatimore dhe fshihnin të ardhurat e përfituara prej tij.  Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një  shtetas nga Shkodra pasi, automjeti që drejtonte u përplas me një tjetër automjeti me drejtues një 40- vjeçar dhe si pasojë u dëmtua (pasagjeri), i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 Po ashtu u referuan materialet në prokurori për një shtetase hungareze,  pasi duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë mori plagë të lehta. Ndërkohë, sipas policisë,  edhe një 17-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, sqaron policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

16 minutes ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

19 minutes ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

21 minutes ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

23 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…

41 minutes ago

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

16 hours ago

This website uses cookies.