Dy të plagosur në dy ngjarje në Lezhë / Goditet me kaçavidë 18-vjeçari, plagoset me thikë dhe një 35-vjeçar
Dy persona mbeten të plagosur mbrëmjen e së hënës në dy ngjarje të ndryshme në Lezhë dhe Kurbin. Rasti i pare u regjistrua në rrugën “Luigj Gurakuqi”, pranë xhamisë së qytetit të Lezhës, ku pas një konflikti të çastit 21-vjeçari Xhovani Perlesi goditi disa herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Rafaelo LLeshi 18-vjeç banues në Lezhë.
Ky u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arrestoi autorin, shtetasin Xhovani Perlesi dhe ndaj tij është ngritur akuza “Vrasje e mbetur në tentativë”.Një ore më vonë një tjeter plagosje u regjistrua në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit.Një 35-vjeçar u godit disa herë me thikë në afersi të baneses së tij nga përsona ende të paidentifikuar.I plagosuri u dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa për të dy rastet policia po punon per zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjeve.