Dy të rinjtë dhunojnë hallën e tyre, bie në pranga një shtetas, akuzohet për “Marrëdhënie seksuale më të mitur
Dy shtetas nga Shkodra 36 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia. Këta persona akuzohen për dhunë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Ngarja ka ndodhur për motive të dobëta, sqaron policia. Sakaq, Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një shtetas në kërkim 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Ndërkohë, policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 42 vjeç, banues në fshatin Marshej, pasi në PKK Hani i Hotit, në hyrje, ka tentuar të kalojë një mjet lundrues dhe një karrel, pa dokumentacion. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.