Categories: AktualitetLajme

Dy vatra zjarri aktive në Shkodër, era e fortë përkeqëson situatën

Në qarkun e Shkodrës janë aktive edhe dy vatra zjarri, ku edhe pse për momentin janë nën kontroll, emergjencat civile parashikojnë që të gjendja të përkeqësohet gjatë ditës për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Konkretisht një vatër aktive është në Mal Kolaj, ku shërbimet e pyjores janë duke punuar në drejtim të Rrjollit dhe kanë izoluar  flakët, por era në zonë nuk lejon shuarjen e plotë të tyre duke u aktivizuar sërish.

Një tjetër vatër aktive është në fshatin Hoten të Bashkisë Vau i Dejës, ku momentalisht nuk rrezikohen banesat.

Që prej orëve të para të mëngjesit 12 efektiv kanë punuar për shuarjen e flakëve me pompa uji, por është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Armatosura.

Ndërsa në Bashkinë Malësi e Madhe, Puke nuk raportohen vatra zjarri aktive.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shkodër/ Tritol në derën e banesës, policia jep detaje

Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin…

8 mins ago

Ashtu si një mini-Saturn, Toka ka pasur një unazë rreth saj

Ashtu si një mini-Saturn, rreth 466 milionë vjet më parë Toka ka të ngjarë të…

16 mins ago

“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në sektorin e turizmit

Shqipëria ka shënuar një vit rekord sa i përket numrit të turistëve. Kështu e nis…

19 mins ago

Kinema – Gëzuar ditëlindjen Sofia Loren, miti i kinemasë botërore mbush 90 vjeç

Diva e madhe, ikona e vërtetë e kinemasë italiane, lindi më 20 shtator 1934 në…

24 mins ago

Ndërtesat më të bukura historike që u deshën shumë kohë për t’u ndërtuar

Në të kaluarën, nuk ishte e pazakontë që ndërtesave ti duheshin shumë dekada për t'u…

29 mins ago

Ministrja Pirdeni: Komiteti i Përbashkët Konsultativ BE-Shqipëri, rol kyç në përfshirjen e shoqërisë civile në proceset integruese

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi të enjten se, ngritja…

33 mins ago

This website uses cookies.