Dy viktima dhe dy të plagosur në Dobraç, atentat në rrugën Shkodër- Koplik, qëllohet drejt një makine
Shkodra është tronditur pasditën e sotme nga një atentat me armë zjarri, nga i cili mbetën të dy persona të vrarë.
Nga informacionet paraprake tw policisw mwsohet se rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi Lici dhe është plagosur rëndë shtetasi Bushati.
Automjeti që udhëtonin shtetasit Lici dhe Bushati dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi me incialet B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja me incicialet F.B, e cila ka ndwrruar jetw. Ndwrkohw , bashkwshori I saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal Shkodwr
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.