Dy vite nga pushtimi rus, Begaj: Jemi krah Ukrainës, vlerat dhe liria jonë janë në rrezik
Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar 2 vjetorin e nisjes së pushtimit rus mbi Ukrainë, duke vlerësuar qëndresën heroike të popullit ukrainas për liri.
Begaj tha se me pushtimin e Ukrainës vlerat demokratike janë në rrezik duke shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit. Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shkruan Begaj.