Dy vjet e gjysmë qeverisje, Kurti: Dëshmi të zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik

03693e6ec6d24595aaa005ddb3c535e9

03693e6ec6d24595aaa005ddb3c535e9

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur të arriturat gjatë qeverisjes së tij në për vjet e gjysmë në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke thënë se vendi nën drejtimin e tij është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah.

Në një postim në Facebook Kurti ka shkruar se nuk ka raport të besueshëm ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin e vendit në demokraci, në të drejtat e njeriut, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit, dhe qeverisje të mirë gjatë kësaj periudhe.

Ai tha se qeveria e Kosovës gëzon besimin e 56% të qytetarëve, më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të Ballkan Barometer 2023.

Dy vjet e gjysmë qeverisje, përmes objektivit ndërkombëtar. Kosova është dëshmia e kohës se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Nuk ka raport kredibil ndërkombëtar që nuk e ka njohur përparimin tonë në demokraci, në të drejtat e njeriut, luftim të korrupsionit, sundim të ligjit, dhe qeverisje të mirë këto dy vjet e gjysmë.

Fillimisht, Raporti i BE-së për Vendin i vitit 2022 ishte më i miri që ka pasur Kosova deri më tani.

Transparency International në Indeksin e tyre të Perceptimit të Korrupsionit na ka renditur për 20 vende më lartë. Sivjet jemi në pozitën më lartë që kemi mbajtur ndonjëherë. Për 22 vende më lartë jemi renditur në Indeksin e Lirisë së Medieve, sipas Reporterëve pa Kufij. Në vitin e parë të qeverisjes kishim shënuar përmirësim rekord brenda një viti, duke u ngritur për 17 vende, kurse në vitin e dytë kemi arritur renditjen më e lartë ndonjëherë në këtë indeks. Pra, përmirësim i dyfishtë”, shkruan Kurti.

Ai përmendi edhe vlerësimin e Bankës Botërore, ku Kosova, krahas pakos mbështetëse më të madhe për frymë në rajon për përballjen me inflacionin dhe krizën energjetike, pritet të ketë rritjen më të madhe reale ekonomike për tre vitet e ardhshme.

Njashtu edhe sipas raportit të vitit 2022 të Fondit Ndërkombëtar Monetar për sa i takon rritjes së grumbullimit të të hyrave, edhe atë pa ndryshuar politikat fiskale. Ndërkaq, sipas Bankës Botërore, Kosova krahas pakos mbështetëse më të madhe (si përqindje e BPV-së) në rajon për qytetarët në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike, ajo pritet të ketë rritjen më të madhe reale ekonomike në rajon për tre vitet e ardhshme. Projeksione të njëjtë ka edhe Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, e cila thotë se vendi ynë pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për këtë vit dhe vitin tjetër. E një raport tjetër i Bankës Botërore, ai mbi Indeksin e Maturitetit të Teknologjisë, e ka ngritur Kosovën nga grupi C në atë B për fokus në qeverisje digjitale.

Dy vjet e gjysmë pas, Qeveria e 50.2% të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit 2021, gëzon besimin e 56% të qytetarëve, më të lartin në mesin e të gjithë qeverive të Ballkanit Perëndimor, sipas matjeve të Balkan Barometer 2023”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se gjatë kësaj periudhe qeverisjeje vendi është renditur 20 vende më lart sa i përket shkallës se korruspionit, 22 vende me lart sa i përket lirisë së mediave, dhe për përmirësimin në të drejtat politike dhe liritë civile, sipas raportit të Freedom House për këtë vit, Prishtina është renditur e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë. Për përmirësimet në fushën e sundimit të ligjit, Kosova është renditur për këtë vit e dyta në botë dhe e para në Ballkanin Perëndimor thotë Kurti.

E për përmirësim në të drejtat politike dhe liritë civile, raporti i Freedom House i këtij viti, renditi Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë. Për nga përmirësimi në fushën e sundimit të ligjit, të dytët në botë na rendit edhe raporti i Projektit të Drejtësisë Botërore, i cili për të dytin vit me radhë të qeverisjes sonë, e nxjerr Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor. Të parët në Ballkanin Perëndimor për Demokraci Elektorale dalim edhe sipas vlerësimit të Institutit V-Dem”, theksoi Kurti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.