Dy vjet nga pushtimi rus, ukrainasit refuzojnë të dorëzohen. 4 liderë perëndimorë vizitojnë Kievin
Pushtimi rus në Ukrainë shënon sot dy vite nga fillimi i tij, një agresion që kur nisi në 24 shkurt 2024, ka lënë pas shumë viktima dhe ka rraskapitur ukrainasit, të cilët refuzojnë të dorëzohen.
Në shenjë të mbështetjes të Ukrainës, 4 liderë botërorë do të vizitojnë sot (24 shkurt) Kievin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri belg Alexandre De Croix (i cili është presidenti i radhës i Këshillit të BE-së) kanë udhëtuar së bashku në Kiev me tren nga Polonia.
Vizita vjen në mes të betejave ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës pas pushtimit rus, ku Von der Leyen do të theksojë mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, pasi blloku në fillim të këtij muaji ra dakord të ofrojë 50 miliardë euro dhe po punon për përdorimin e fitimeve të krijuara nga asetet e konfiskuara ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës. BE ra dakord gjithashtu për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, e cila shton rreth 200 emra në listën e individëve të ndaluar të udhëtojnë në BE.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të Ukrainës.
“Në Kiev për përvjetorin e vitit të dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas. Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë të vendosur me Ukrainën. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të jetë më në fund i lirë,” tha Von der Leyen në platformën X.