Dyert e vjetra të Shkodrës, dëshmitaret me stil të jetës së dikurshme

Shkodra ka ende shumë dyer të vjetra, dëshmitare të jetës së dikurshme nëpër rrugicat e qytetit e ngjarjeve të përditshmërisë, e që tashmë përmes një nisme të DRTK Shkodër në bashkëpunim me COD do dokumentohen për t’ua përcjellë bukurinë e simbolikën e tyre, edhe më të rinjve.

Bashkë me karakteristikat e tyre arkitektonike, do të dokumentohen edhe historitë familjare që këto dyer kanë pritur e përcjellë ndër breza.

Iniciativa synon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore të Shkodrës, duke regjistruar karakteristikat arkitektonike, historinë e secilës derë, si dhe lidhjet e saj me familjet që i kanë përdorur, si një mundësi për të hedhur dritë mbi kulturën e pasur shkodrane dhe si një kontribut në ruajtjen e identitetit historik.

DRTK Shkodër thotë se, krahas dokumentimit këto të dhëna do të bëhen të njohura për publikun gjatë muajit tetor.

Përmes këtyre dyerve të vjetra, brezi i ri por edhe vizitorët e shumtë të qytetit, do të mund të njihen me historinë e shkodranëve të dikurshëm, një pjesë e të cilëve i kanë dhënë shumë artit e kulturës shqiptare. Këto dyer që mbartin peshën shekullore të historive, lidhjeve farefisnore, shkëmbimeve jetësore e kulturore, do të jenë si një muze i hapur për këdo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.