Dyfishohet Prodhimi i Brendshëm Bruto, vijon edhe në 2024 krahasuar me 2013-n. Ja përftimet nga 1984-2023

fb41adaf21824ff6887dceb31123696d

fb41adaf21824ff6887dceb31123696d

Rritja ekonomike e vendit që raportohet me një tregues të vetëm, siç është Prodhimi i Brendshëm Bruto, i ka sjellë qytetarëve më shumë të ardhura për frymë.

Brenda 10 viteve, ky tregues është dyfishuar. RTSH i hedh një vështrim këtij treguesi nga viti 1984 e deri sot. Ndiqni shënimim e redaktorit tonë ekonomik…

Autoritetet publike kanë lajmëruar se në vitin që vjen, shqiptarët do të sigurojnë dyfishin e prodhimit të brendshëm të vendit. Edhe pse një shifër statistikore, që përdoret më së shumti për debatin publik dhe, jo për të treguar rritjen e mirëqënies, gjithsesi dyfishimi i këtij treguesi ka vlerat e tij

“Vitin e ardhshëm presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor”, ka theksuar ministri i Financave, Ervin Mete.

Televizioni Publik ka vëzhguar, duke iu rikthyer vitit 1984, për të parë se si ky tregues ka ecur në vite, duke e krahasuar edhe me fqinjët apo me shtetet e Europës. Vini re këtë tabelë, të publikuar nga Qendra Shqiptare për Studime Ndërkombëtare:

Sikurse shihet edhe nga tabela, në vitin 1984 Shqipëria ka prodhuar një GDP prej 1,86 miliardë dollarësh amerikanë, ndërsa Greqia fqinje e kishte këtë tregues 48, 2 miliardë ose 26 herë më të lartë. Në vitin 1995 Shqipëria e dyfishoi këtë tregues, ndërsa Greqia e trefishoi GDP, duke qënë përsëri 43 herë më e lartë se Shqipëria. Në vitin 2008 Shqipëria prodhon 12,88 miliardë dollarë më shumë se sa Maqedonia e Veriut, Kosova apo Mali i Zi por 19 herë më pak se Greqia dhe 4 herë më pak se Serbia.

Viti 2023 e ka çuar Shqipërinë në nivelin e 18.88 miliardë dollarëve si tregues i Prodhimit të Brendshëm Bruto, që do të thotë  6 miliardë më shumë se viti 2008, por 11 herë më pak se Greqia dhe 3 herë e gjysëm më pak se Serbia.

Shqipërisë i duhet të ecë me rritëm shumë më të lartë në rajon dhe më gjerë për të arritur nivelin e rajonit dhe, për këtë, rritja ekonomike, sipas ekspertëve duhet të jetë mbi 6 për qind në vit. Aktualisht është sa gjysma e këtij treguesi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.