Nisma Thurje ka denoncuar në SPAK zinxhirin drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të AZHBR-së, për dyshimet se është abuzuar me fondet e Bashkimit Europian.
Denoncimi ndaj ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, dhe vartësve të saj u bë të martën (12 shtator) në zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion nga kryetari i lëvizjes, Endrit Shabani.
Shabani tha se Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF) ka vërtetuar një sërë shkeljesh që lidhen me projektet bujqësore dhe fondet e shumta të përfituara nga Shqipëria sipas skemës IPARD të BE-së.
“Zyrtarët e kallëzuar janë gjithë zinxhiri drejtues, i cili ka pasur përgjegjësi administrative për të kontrolluar fondet, procedurat, dokumentacionin. Bazuar në raportin e OLAF-it, ne kemi marrë të gjitha të dhënat me personat përgjegjës dhe raste konkrete.
Pra fondet e IPARD-it vijnë për bujkun, vijnë për njerëz që kanë tokën dhe projekte për të zhvilluar asete bujqësore. Këtu janë vjedhur fondet dhe ka incidie për të shkuar te korrupsioni pasiv. Kërkojmë hetime edhe për subjektet përfituese. Nuk kërkojmë hetim vetëm për fondet e BE-së, por edhe për taksat e qytetarëve,” deklaroi Shabani.
Drejtuesi i Nismës Thurje siguroi se personat e kallëzuar janë subjekte të veprimtarisë së SPAK-ut, dhe se kjo çështje mund të sjellë zhvillime njësoj si denoncimi i tre vjet e gjysmë më parë për atë që njihet si koncesioni i sterilizimit.
“Edhe atë kohë prokuroria e kishte mbyllur çështjen,” tha Shabani.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.